Al-Isra' 17:44

Compare 3 Albanian translations

تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ ۚ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَٰكِنْ لَا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ ۗ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.

Sherif Ahmeti

Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.

Hassan Nahi

Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe të gjithë ata që janë në to. Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë me lavdërim, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është shumë i Butë dhe Falës i Madh.

Rowwad Translation Center