Al-Isra' 17:97

Compare 3 Albanian translations

وَمَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُمْ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِهِ ۖ وَنَحْشُرُهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ عُمْيًا وَبُكْمًا وَصُمًّا ۖ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَاهُمْ سَعِيرًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.

Sherif Ahmeti

Ai, që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë, është i udhëzuari; ndërsa për atë që Ai e çon në humbje, me siguri që nuk do të gjesh mbrojtës tjetër, përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në Ditën e Kiametit, me fytyrat përtokë, të verbër, shurdhë e memecë. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Kurdo, që të zbehet zjarri, Ne do t’ia shtojmë flakën.

Hassan Nahi

Ai të cilin e udhëzon Allahu është vërtet i udhëzuar, ndërsa për atë që Allahu e humb nuk do të gjesh mbrojtës të tjerë pos Tij. Ditën e Kiametit, Ne do t'i tubojmë (duke i tërhequr zvarrë) me fytyra përmbys, të verbër, memecë e të shurdhër. Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi; sa herë zbehet zjarri, Ne ia shtojmë flakërimin.

Rowwad Translation Center