Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohim njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (i zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ndëronu atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
Al-Kahf 18:21
Compare 3 Albanian translations
وَكَذَٰلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوا أَنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ السَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَا إِذْ يَتَنَازَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ ۖ فَقَالُوا ابْنُوا عَلَيْهِمْ بُنْيَانًا ۖ رَبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ ۚ قَالَ الَّذِينَ غَلَبُوا عَلَىٰ أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِمْ مَسْجِدًا
DragHold to move · × to hide
Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”
Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, në mënyrë që (njerëzit) ta dinë se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim për Kiametin. Teksa grindeshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre, thanë: "Ndërtoni një ndërtesë mbi ta. Zoti i tyre di më së miri për ta." Por, ata që kishin më shumë pushtet, lidhur me çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një faltore."