Al-Kahf 18:22

Compare 3 Albanian translations

سَيَقُولُونَ ثَلَاثَةٌ رَابِعُهُمْ كَلْبُهُمْ وَيَقُولُونَ خَمْسَةٌ سَادِسُهُمْ كَلْبُهُمْ رَجْمًا بِالْغَيْبِ ۖ وَيَقُولُونَ سَبْعَةٌ وَثَامِنُهُمْ كَلْبُهُمْ ۚ قُلْ رَبِّي أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِمْ مَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ ۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمْ إِلَّا مِرَاءً ظَاهِرًا وَلَا تَسْتَفْتِ فِيهِمْ مِنْهُمْ أَحَدًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveçnjë pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për ta”.

Sherif Ahmeti

Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!

Hassan Nahi

Disa do të thonë: "Ata ishin tre, e i katërti ishte qeni i tyre." Të tjerët do të thonë: "Ishin pesë, e i gjashti ishte qeni i tyre", duke hamendësuar pa dije. Disa do të thonë: "Ishin shtatë, e i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Vetëm pakkush di për ta." Prandaj, mos diskuto lidhur me ta, përveçse në mënyrë të përgjithshme dhe mos kërko njohuri për ta nga asnjëri prej tyre.

Rowwad Translation Center