Al-Baqarah 2:125

Compare 3 Albanian translations

وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِلنَّاسِ وَأَمْنًا وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَنْ طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.

Sherif Ahmeti

Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vend grumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrinë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”.

Hassan Nahi

Po ashtu, kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vatër kthimi dhe sigurie për njerëzit dhe (ju thamë): "Bëjeni mekamin e Ibrahimit si vend faljeje." Gjithashtu, i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastrojeni Shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf (sillen rreth saj), që qëndrojnë në të dhe që falen duke rënë në ruku e sexhde!"

Rowwad Translation Center