Al-Baqarah 2:126

Compare 3 Albanian translations

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۖ قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَىٰ عَذَابِ النَّارِ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!” Ai (All-llahu) tha: “(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t’ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyej në dënimin e zjarrit, e sa përundim i shëmtuar është ai.

Sherif Ahmeti

Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!

Hassan Nahi

Kujtoni gjithashtu kur Ibrahimi u lut: "Zoti im, bëje këtë vend të sigurt dhe furnizoji banorët e tij me fruta, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit!" Allahu tha: "Ndërkaq, atë që nuk beson, do ta lë të kënaqet përkohësisht e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!"

Rowwad Translation Center