Al-Baqarah 2:247

Compare 3 Albanian translations

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ اللَّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًا ۚ قَالُوا أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ الْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِالْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةً مِنَ الْمَالِ ۚ قَالَ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُ بَسْطَةً فِي الْعِلْمِ وَالْجِسْمِ ۖ وَاللَّهُ يُؤْتِي مُلْكَهُ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin” Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: “All-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!” All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.

Sherif Ahmeti

Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”

Hassan Nahi

Pejgamberi i tyre u tha: "Allahu jua ka dërguar Talutin për mbret." Ata thanë: "Si mund të jetë ai mbret yni, kur neve na takon më shumë sundimi?! Madje, ai as që ka ndonjë pasuri të madhe." Ai tha: "Allahu e zgjodhi atë kundrejt jush dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë. Allahu është shumë Bujar e i Gjithëdijshëm.

Rowwad Translation Center