Lajmëtari i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”.
Al-Baqarah 2:248
Compare 3 Albanian translations
وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ آيَةَ مُلْكِهِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ التَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌ مِمَّا تَرَكَ آلُ مُوسَىٰ وَآلُ هَارُونَ تَحْمِلُهُ الْمَلَائِكَةُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
DragHold to move · × to hide
Profeti u tha atyre: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja e Arkës. Aty ka qetësi për ju nga Zoti juaj dhe relikte të lëna nga familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin engjëjt. Sigurisht që kjo është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë!”
Pejgamberi u tha atyre: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju vijë arka që e bartin melekët, ku ka prehje nga Zoti juaj dhe disa gjëra të lëna nga familja e Musait dhe familja e Harunit. Sigurisht se kjo është një shenjë e qartë për ju, po qe se jeni besimtarë.