Al-Baqarah 2:272

Compare 3 Albanian translations

لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۗ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنْفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنْفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ ۚ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تُظْلَمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

“Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar.”

Sherif Ahmeti

Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë tuaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.

Hassan Nahi

Ti (o Muhamed) nuk e ke për detyrë t'i udhëzosh ata në rrugën e drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë. Çfarëdo të mire që jepni, është në dobinë tuaj, përderisa e bëni vetëm për hir të Allahut. Çfarëdo të mire që dhuroni, do t'ju kthehet e plotë dhe nuk do t'ju bëhet e padrejtë.

Rowwad Translation Center