Al-Baqarah 2:273

Compare 3 Albanian translations

لِلْفُقَرَاءِ الَّذِينَ أُحْصِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِي الْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ الْجَاهِلُ أَغْنِيَاءَ مِنَ التَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُمْ بِسِيمَاهُمْ لَا يَسْأَلُونَ النَّاسَ إِلْحَافًا ۗ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuat në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atë mirë.

Sherif Ahmeti

(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.

Hassan Nahi

(Lëmosha) le të jetë për të varfrit, të cilët u penguan (nga lufta) në rrugën e Allahut e nuk mund të udhëtojnë nëpër tokë (për të fituar). Ai që nuk i njeh, kujton se janë të kamur, sepse nuk lypin, por ata mund t'i njohësh nga pamja e tyre; ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm për çfarëdo të mire që shpenzoni.

Rowwad Translation Center