E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nk besuan u vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’u tregoj për një më të keqe se kjo?” Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan”. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.
Al-Hajj 22:72
Compare 3 Albanian translations
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ تَعْرِفُ فِي وُجُوهِ الَّذِينَ كَفَرُوا الْمُنْكَرَ ۖ يَكَادُونَ يَسْطُونَ بِالَّذِينَ يَتْلُونَ عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا ۗ قُلْ أَفَأُنَبِّئُكُمْ بِشَرٍّ مِنْ ذَٰلِكُمُ ۗ النَّارُ وَعَدَهَا اللَّهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
DragHold to move · × to hide
Kur atyre iu lexohen vargjet Tona të qarta, ti do të vëresh në fytyrat e jobesimtarëve marazin; ata duan t’u vërsulen atyre që iu lexojnë shpalljet Tona. Thuaj: “A doni t’ju tregoj se çfarë është më e keqe se kjo? - Zjarri i Xhehenemit, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Eh, sa vendbanim i shëmtuar që është ai!”
Kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve vëren mërinë, saqë veç sa nuk u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet Tona. Thuaj: "A t'ju njoftoj për diçka më të keqe se kjo? (Ai është) Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Ah, sa vendbanim i keq që është ai!