Al-Hajj 22:73

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ ۖ وَإِنْ يَسْلُبْهُمُ الذُّبَابُ شَيْئًا لَا يَسْتَنْقِذُوهُ مِنْهُ ۚ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَالْمَطْلُوبُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.

Sherif Ahmeti

O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”

Hassan Nahi

O njerëz! Është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni me vëmendje: ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë as një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë për këtë. E, nëse miza u rrëmben atyre diçka, ata nuk mund ta marrin atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi.

Rowwad Translation Center