Aal 'Imran 3:153

Compare 3 Albanian translations

إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُونَ عَلَىٰ أَحَدٍ وَالرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِي أُخْرَاكُمْ فَأَثَابَكُمْ غَمًّا بِغَمٍّ لِكَيْلَا تَحْزَنُوا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَا أَصَابَكُمْ ۗ وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.

Sherif Ahmeti

Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.

Hassan Nahi

Kujtoni kur ngjiteshit (në mal, duke ikur) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari po ju thërriste nga mbrapa. Atëherë Allahu ju çoi dëshpërim pas dëshpërimi, që të mos brengoseshit më për atë që ju shpëtoi nga dora e as për atë që ju goditi. Allahu di hollësisht gjithçka që bëni.

Rowwad Translation Center