Aal 'Imran 3:154

Compare 3 Albanian translations

ثُمَّ أَنْزَلَ عَلَيْكُمْ مِنْ بَعْدِ الْغَمِّ أَمَنَةً نُعَاسًا يَغْشَىٰ طَائِفَةً مِنْكُمْ ۖ وَطَائِفَةٌ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنْفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِاللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ ظَنَّ الْجَاهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَلْ لَنَا مِنَ الْأَمْرِ مِنْ شَيْءٍ ۗ قُلْ إِنَّ الْأَمْرَ كُلَّهُ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِي أَنْفُسِهِمْ مَا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ الْأَمْرِ شَيْءٌ مَا قُتِلْنَا هَاهُنَا ۗ قُلْ لَوْ كُنْتُمْ فِي بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ الَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِيَ اللَّهُ مَا فِي صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِي قُلُوبِكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaaaaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!” Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!” Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin: “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!” Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!” Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.

Sherif Ahmeti

Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni në zemër.

Hassan Nahi

Pas këtij dëshpërimi, Ai zbriti mbi ju si qetësi një dremitje, e cila kaploi disa nga ju (besimtarët), ndërsa disa të tjerë (dyfytyrëshit) ishin të shqetësuar për vetveten. Ata ushqenin për Allahun mendime të gabuara, mendime pagane. Ata thoshin: "A nuk kemi ne asgjë në dorë lidhur me këtë çështje?" Thuaju (o Muhamed): "Çështja është krejtësisht në Dorën e Allahut." Ata fshehin në vetvete atë që nuk ta shfaqin ty. Ata thonë: "Po të ishte çështja sadopak në dorën tonë, nuk do të vriteshim këtu." Thuaju: "Edhe po të ishit në shtëpitë tuaja, ata, të cilëve u është shkruar vrasja, do të vinin në vendin e vrasjes." Allahu e bëri këtë për të vënë në provë atë që keni në gjokse dhe për të shfaqur atë që keni në zemra. Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Rowwad Translation Center