Aal 'Imran 3:155

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ الَّذِينَ تَوَلَّوْا مِنْكُمْ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ إِنَّمَا اسْتَزَلَّهُمُ الشَّيْطَانُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا ۖ وَلَقَدْ عَفَا اللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.

Sherif Ahmeti

Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.

Hassan Nahi

Sigurisht se ata nga ju që u zmbrapsën ditën kur u ndeshën dy ushtritë i shtyri shejtani të gabojnë, si shkak i disa gjynaheve që kishin bërë, por Allahu ua fali atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.

Rowwad Translation Center