Aal 'Imran 3:198

Compare 3 Albanian translations

لَٰكِنِ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا نُزُلًا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۗ وَمَا عِنْدَ اللَّهِ خَيْرٌ لِلْأَبْرَارِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është te All-llahu.

Sherif Ahmeti

Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.

Hassan Nahi

Ndërkaq, për ata që kanë frikë Allahun ka kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim nga Allahu. Ajo që është tek Allahu për të devotshmit është shumë më e mirë.

Rowwad Translation Center