Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak sendtë kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
Aal 'Imran 3:199
Compare 3 Albanian translations
وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَمَنْ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِمْ خَاشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۗ أُولَٰئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ
DragHold to move · × to hide
Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!
Në të vërtetë, prej ithtarëve të Librit ka të atillë që besojnë Allahun, atë që ju është shpallur juve dhe atë që u është shpallur vetë atyre, duke qenë të përulur ndaj Allahut dhe që nuk i këmbejnë ajetet e Allahut me ndonjë çmim të pavlerë. Këta e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Vërtet Allahu është i shpejtë në llogari.