Saba' 34:15

Compare 3 Albanian translations

لَقَدْ كَانَ لِسَبَإٍ فِي مَسْكَنِهِمْ آيَةٌ ۖ جَنَّتَانِ عَنْ يَمِينٍ وَشِمَالٍ ۖ كُلُوا مِنْ رِزْقِ رَبِّكُمْ وَاشْكُرُوا لَهُ ۚ بَلْدَةٌ طَيِّبَةٌ وَرَبٌّ غَفُورٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.

Sherif Ahmeti

Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!”

Hassan Nahi

Në vendbanimin e Sebës kishte një shenjë të qartë për banorët e tij: dy kopshte, një në të djathtë e një në të majtë. (Ne u thamë atyre:) "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vendi juaj është i mirë dhe Zoti juaj Falës i Madh."

Rowwad Translation Center