Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që idhte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur ë dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
Saba' 34:31
Compare 3 Albanian translations
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَنْ نُؤْمِنَ بِهَٰذَا الْقُرْآنِ وَلَا بِالَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ الْقَوْلَ يَقُولُ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لَوْلَا أَنْتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ
DragHold to move · × to hide
Ata që nuk besojnë, thonë: “Ne nuk do të besojmë kurrsesi në këtë Kuran, as në ato që janë zbritur para tij”. Eh, sikur t’i shihje keqbërësit duke dalë para Zotit të tyre dhe duke shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin. Të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos ishit ju, ne do të ishim besimtarë”.
Ata që nuk besojnë, thonë: "Ne kurrë nuk do të besojmë në këtë Kuran e as në Librat para tij." Eh, sikur t'i shihje keqbërësit kur të dalin para Zotit të tyre duke fajësuar njëri-tjetrin! Të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Po të mos kishit qenë ju, ne do të ishim besimtarë."