Fatir 35:36

Compare 3 Albanian translations

وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَىٰ عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ مِنْ عَذَابِهَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي كُلَّ كَفُورٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Po për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.

Sherif Ahmeti

Për jobesimtarët është përgatitur zjarri i Xhehenemit, ku ata nuk do të vdesin dhe as që do t’u lehtësohet dënimi. Ja, kështu Ne do t’i dënojmë mosmirënjohësit.

Hassan Nahi

Ndërkaq, për ata që nuk besuan do të jetë zjarri i Xhehenemit, ku as do t'u jepet fund e të vdesin, as do t'u lehtësohet dënimi. Kështu dënojmë çdo mohues.

Rowwad Translation Center