Fatir 35:43

Compare 3 Albanian translations

اسْتِكْبَارًا فِي الْأَرْضِ وَمَكْرَ السَّيِّئِ ۚ وَلَا يَحِيقُ الْمَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ ۚ فَهَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ الْأَوَّلِينَ ۚ فَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَبْدِيلًا ۖ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّتِ اللَّهِ تَحْوِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.

Sherif Ahmeti

Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën. Vallë, a presin ata diçka tjetër veç asaj që ka goditur të mëparshmit? Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.

Hassan Nahi

për shkak të mendjemadhësisë së tyre në tokë dhe kurtheve të liga, por kurthet e liga i godasin vetëm ata që i kurdisin. Mos vallë, po presin ata diçka tjetër veç asaj që i goditi popujt e mëparshëm?! Kurrë nuk mund të gjesh në ligjin e Allahut asnjë ndryshim, as mund të gjesh në ligjin e Allahut ndonjë lajthitje.

Rowwad Translation Center