An-Nisa' 4:116

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).

Sherif Ahmeti

Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.

Hassan Nahi

Me të vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër krahas Tij, ndërsa gjynahet më të vogla ia fal kujt të dojë. Ai që adhuron dikë a diçka tjetër përveç Allahut, pa dyshim që ka rënë në një humbje të largët (nga e vërteta).

Rowwad Translation Center