An-Nisa' 4:141

Compare 3 Albanian translations

الَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمْ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ فَتْحٌ مِنَ اللَّهِ قَالُوا أَلَمْ نَكُنْ مَعَكُمْ وَإِنْ كَانَ لِلْكَافِرِينَ نَصِيبٌ قَالُوا أَلَمْ نَسْتَحْوِذْ عَلَيْكُمْ وَنَمْنَعْكُمْ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ ۚ فَاللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ وَلَنْ يَجْعَلَ اللَّهُ لِلْكَافِرِينَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ سَبِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0 dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.

Sherif Ahmeti

Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.

Hassan Nahi

të cilët presin se ç'do të ndodhë me ju. Nëse ju vjen fitorja nga Allahu, thonë: "A nuk ishim me ju?" E, nëse jobesimtarët korrin ndonjë fitore, këta u thonë: "A nuk ju ndihmuam dhe ju mbrojtëm nga besimtarët?" Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t'u lërë rrugë jobesimtarëve kundër besimtarëve.

Rowwad Translation Center