An-Nisa' 4:15

Compare 3 Albanian translations

وَاللَّاتِي يَأْتِينَ الْفَاحِشَةَ مِنْ نِسَائِكُمْ فَاسْتَشْهِدُوا عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةً مِنْكُمْ ۖ فَإِنْ شَهِدُوا فَأَمْسِكُوهُنَّ فِي الْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّاهُنَّ الْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ اللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.

Sherif Ahmeti

Për ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër veta prej jush; nëse dëshmojnë për këtë gjë, i mbani ato në shtëpi derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu t’u japë atyre rrugëdalje tjetër.

Hassan Nahi

Sa u përket atyre grave tuaja që bëjnë kurvëri, sillni katër dëshmitarë nga ju që të dëshmojnë kundër tyre. Nëse ata dëshmojnë, atëherë ngujoni ato në shtëpi derisa t'i zërë vdekja ose të sjellë Allahu për to ndonjë zgjidhje tjetër.

Rowwad Translation Center