An-Nisa' 4:163

Compare 3 Albanian translations

إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَىٰ نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِنْ بَعْدِهِ ۚ وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَارُونَ وَسُلَيْمَانَ ۚ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.

Sherif Ahmeti

Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Davudin, të cilit i dhamë Zeburin.

Hassan Nahi

Ne ta dhamë ty shpalljen ashtu siç i dhamë shpallje Nuhut dhe pejgamberëve pas tij dhe ashtu siç i dhamë shpallje Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit, esbatëve (pejgamberëve nga bijtë e Jakubit), Isait, Ejubit, Junusit, Harunit, Sulejmanit dhe Davudit, të cilit ia dhamë Zeburin.

Rowwad Translation Center