An-Nisa' 4:19

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَنْ تَرِثُوا النِّسَاءَ كَرْهًا ۖ وَلَا تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلَّا أَنْ يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ ۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ فَإِنْ كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰ أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللَّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. çoni jetë të mirë me to. Nëse urreni ato, bëni durim që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.

Sherif Ahmeti

O besimtarë! - nuk ju lejohet që t'i merrni në trashëgim gratë me forcë. Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë. (Një gjë e tillë ju lejohet) vetëm atëherë kur ato bëjnë imoralitet të hapur. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.

Hassan Nahi

O besimtarë! Nuk ju lejohet t'i trashëgoni gratë (e të afërmve tuaj) me forcë. As mos i shtrëngoni ato (gra tuaja që nuk i doni), me qëllim që t'u merrni një pjesë të pasurisë (mehrit) që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë ndonjë paturpësi të qartë. Çoni jetë të mirë me to! E, nëse nuk ju pëlqejnë (durojini, sepse), është e mundur që të urreni diçka e Allahu të sjellë përmes saj mirësi të shumta.

Rowwad Translation Center