An-Nisa' 4:43

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنْتُمْ سُكَارَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغْتَسِلُوا ۚ وَإِنْ كُنْتُمْ مَرْضَىٰ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَاءَ أَحَدٌ مِنْكُمْ مِنَ الْغَائِطِ أَوْ لَامَسْتُمُ النِّسَاءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deristë dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.

Sherif Ahmeti

O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër (xhunub) - përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni. Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.

Hassan Nahi

O besimtarë! Mos iu afroni namazit (e as xhamisë) duke qenë të dehur, derisa të dini çfarë po thoni, as duke qenë xhunubë (të papastër), përveçse si kalimtarë, derisa të laheni. Ndërkaq, nëse jeni të sëmurë ose jeni në udhëtim, ose keni kryer nevojën a keni bërë marrëdhënie me gra e nuk gjeni ujë (për t'u pastruar), atëherë fërkoni fytyrat dhe duart tuaja me dhé të pastër. Me të vërtetë, Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe Falës i Madh.

Rowwad Translation Center