An-Nisa' 4:6

Compare 3 Albanian translations

وَابْتَلُوا الْيَتَامَىٰ حَتَّىٰ إِذَا بَلَغُوا النِّكَاحَ فَإِنْ آنَسْتُمْ مِنْهُمْ رُشْدًا فَادْفَعُوا إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ ۖ وَلَا تَأْكُلُوهَا إِسْرَافًا وَبِدَارًا أَنْ يَكْبَرُوا ۚ وَمَنْ كَانَ غَنِيًّا فَلْيَسْتَعْفِفْ ۖ وَمَنْ كَانَ فَقِيرًا فَلْيَأْكُلْ بِالْمَعْرُوفِ ۚ فَإِذَا دَفَعْتُمْ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ فَأَشْهِدُوا عَلَيْهِمْ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ حَسِيبًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atherë drzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para setë rrite ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është ivarfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.

Sherif Ahmeti

Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë! Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë prej saj aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t’ua dorëzoni pasurinë e tyre, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.

Hassan Nahi

Vërini në provë jetimët derisa të arrijnë moshën e martesës. Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë dorëzojuani pasurinë e tyre dhe mos e shpenzoni atë duke e shpërdorur e duke nxituar për ta harxhuar para se të rriten. Ai që është i pasur, le të përmbahet, kurse ai që është i varfër, le të shpenzojë prej saj në mënyrë të arsyeshme. Kur t'ua dorëzoni atyre pasurinë, bëjeni këtë para dëshmitarëve. Mjafton që Allahu është Dëshmitar dhe Ai që merr në llogari.

Rowwad Translation Center