An-Nisa' 4:66

Compare 3 Albanian translations

وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ اقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ أَوِ اخْرُجُوا مِنْ دِيَارِكُمْ مَا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٌ مِنْهُمْ ۖ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.

Sherif Ahmeti

Sikur Ne t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose: “Lini shtëpitë tuaja!”, pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.

Hassan Nahi

Nëse Ne do t'i urdhëronim ata: "Vritni njëri-tjetrin!" ose "Dilni nga vendbanimi juaj!", ata nuk do ta bënin atë, përveç një pakice prej tyre. E, sikur të vepronin ashtu siç këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do të ishin më të fortë në besim.

Rowwad Translation Center