An-Nisa' 4:78

Compare 3 Albanian translations

أَيْنَمَا تَكُونُوا يُدْرِكْكُمُ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنْتُمْ فِي بُرُوجٍ مُشَيَّدَةٍ ۗ وَإِنْ تُصِبْهُمْ حَسَنَةٌ يَقُولُوا هَٰذِهِ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَقُولُوا هَٰذِهِ مِنْ عِنْدِكَ ۚ قُلْ كُلٌّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۖ فَمَالِ هَٰؤُلَاءِ الْقَوْمِ لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ حَدِيثًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!” ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?

Sherif Ahmeti

Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!” Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Allahut”. Por, nëse i godet ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhamed)!” Thuaju: “Të gjitha janë prej Allahut”. Ç’është kështu me këtë popull, që nuk kupton asgjë?

Hassan Nahi

Kudo që të jeni, vdekja do t'ju zërë, edhe nëse jeni në kulla të fortifikuara. Nëse i arrin ndonjë e mirë, ata thonë: "Kjo është nga Allahu", por, nëse i godet ndonjë e keqe, thonë: "Kjo është nga ti (o Muhamed)." Thuaju: "Të gjitha janë nga Allahu." Ç'është me këta njerëz që nuk kuptojnë pothuajse asnjë fjalë!

Rowwad Translation Center