An-Nisa' 4:88

Compare 3 Albanian translations

فَمَا لَكُمْ فِي الْمُنَافِقِينَ فِئَتَيْنِ وَاللَّهُ أَرْكَسَهُمْ بِمَا كَسَبُوا ۚ أَتُرِيدُونَ أَنْ تَهْدُوا مَنْ أَضَلَّ اللَّهُ ۖ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ سَبِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? a mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!

Sherif Ahmeti

Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje? Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.

Hassan Nahi

Ç'është me ju që jeni ndarë në dy grupe lidhur me dyfytyrëshit?! Allahu i ktheu ata (në humbje) për shkak të asaj që kanë bërë. A mos vallë dëshironi t'i përudhni (në rrugë të drejtë) ata që Allahu i la në humbje?! Atij që Allahu e lë në humbje, nuk do të mund t'i gjesh rrugë (udhëzimi).

Rowwad Translation Center