An-Najm 53:23

Compare 3 Albanian translations

إِنْ هِيَ إِلَّا أَسْمَاءٌ سَمَّيْتُمُوهَا أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِهَا مِنْ سُلْطَانٍ ۚ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنْفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنْ رَبِّهِمُ الْهُدَىٰ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megji-thqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi

Sherif Ahmeti

Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).

Hassan Nahi

Ata s'janë gjë tjetër veçse emra (idhujsh), të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie. Ata ndjekin vetëm hamendjen dhe atë që ua ka ëndja, ndonëse u ka ardhur udhëzimi prej Zotit të tyre.

Rowwad Translation Center