Al-Mujadilah 58:2

Compare 3 Albanian translations

الَّذِينَ يُظَاهِرُونَ مِنْكُمْ مِنْ نِسَائِهِمْ مَا هُنَّ أُمَّهَاتِهِمْ ۖ إِنْ أُمَّهَاتُهُمْ إِلَّا اللَّائِي وَلَدْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَيَقُولُونَ مُنْكَرًا مِنَ الْقَوْلِ وَزُورًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.

Sherif Ahmeti

Ata midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.

Hassan Nahi

Ata prej jush që bëjnë dhihar, le ta dinë se ato nuk bëhen nëna të tyre. Nëna të tyre janë vetëm ato që i kanë lindur. Me të vërtetë, fjalët që thonë janë të shëmtuara e të rreme. Megjithatë, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh.

Rowwad Translation Center