Al-Mujadilah 58:8

Compare 3 Albanian translations

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ نُهُوا عَنِ النَّجْوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَيَتَنَاجَوْنَ بِالْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَمَعْصِيَتِ الرَّسُولِ وَإِذَا جَاءُوكَ حَيَّوْكَ بِمَا لَمْ يُحَيِّكَ بِهِ اللَّهُ وَيَقُولُونَ فِي أَنْفُسِهِمْ لَوْلَا يُعَذِّبُنَا اللَّهُ بِمَا نَقُولُ ۚ حَسْبُهُمْ جَهَنَّمُ يَصْلَوْنَهَا ۖ فَبِئْسَ الْمَصِيرُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj na e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vjnë të ti, të përshënesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: “Përse All-llahu nuk na dënon për kët që po e themi?” Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.

Sherif Ahmeti

A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse iu është ndaluar të kurdisin fshehtas, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe kurdisin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë dhe thonë me vete: “Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?” Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!

Hassan Nahi

A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u ndaluan nga bisedat e fshehta, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe pëshpëritin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, të përshëndesin ndryshe nga mënyra me të cilën të përshëndet Allahu dhe thonë më vete: "Përse nuk na dënon Allahu për këtë që themi?" Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të futen. Eh, sa vend i keq që është ai!

Rowwad Translation Center