Ai është që në dëbimin e parë i nxoru prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashu që me duart e veta dhe me duart të besimtarëve të rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
Al-Hashr 59:2
Compare 3 Albanian translations
هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْرِ ۚ مَا ظَنَنْتُمْ أَنْ يَخْرُجُوا ۖ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ مَانِعَتُهُمْ حُصُونُهُمْ مِنَ اللَّهِ فَأَتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا ۖ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ ۚ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُمْ بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِي الْمُؤْمِنِينَ فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
DragHold to move · × to hide
Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!
Është Ai që i nxori ata ithtarë të Librit që nuk besuan nga shtëpitë e tyre në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk menduat se ata do të dilnin, kurse ata mendonin se kështjellat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por, Allahu u erdhi prej nga nuk e prisnin dhe hodhi tmerrin në zemrat e tyre. Ata i rrënonin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o mendarë!