Al-An'am 6:124

Compare 3 Albanian translations

وَإِذَا جَاءَتْهُمْ آيَةٌ قَالُوا لَنْ نُؤْمِنَ حَتَّىٰ نُؤْتَىٰ مِثْلَ مَا أُوتِيَ رُسُلُ اللَّهِ ۘ اللَّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ ۗ سَيُصِيبُ الَّذِينَ أَجْرَمُوا صَغَارٌ عِنْدَ اللَّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا كَانُوا يَمْكُرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E kur uvjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjajshëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut”! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bën krim do t’igodasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.

Sherif Ahmeti

Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë derisa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre që kanë bërë gjynahe, do t’u vijë një poshtërim nga ana e Allahut dhe ndëshkim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.

Hassan Nahi

E kur atyre u vjen ndonjë shenjë, thonë: "Ne nuk do të besojmë derisa të na jepet ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut." Allahu e di më së miri kujt t'ia japë shpalljen e Tij. Ata që bënin keq do t'i godasë një poshtërim nga Allahu dhe një dënim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.

Rowwad Translation Center