Al-An'am 6:125

Compare 3 Albanian translations

فَمَنْ يُرِدِ اللَّهُ أَنْ يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ ۖ وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ ۚ كَذَٰلِكَ يَجْعَلُ اللَّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht si tëngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.

Sherif Ahmeti

Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.

Hassan Nahi

Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia hap gjoksin për (të pranuar) Islamin, ndërsa atë që dëshiron ta humbasë, ia ngushton e ia rëndon gjoksin, sikur të ngjitej në qiell. Pra, kështu i dënon Allahu ata që nuk besojnë.

Rowwad Translation Center