Al-An'am 6:138

Compare 3 Albanian translations

وَقَالُوا هَٰذِهِ أَنْعَامٌ وَحَرْثٌ حِجْرٌ لَا يَطْعَمُهَا إِلَّا مَنْ نَشَاءُ بِزَعْمِهِمْ وَأَنْعَامٌ حُرِّمَتْ ظُهُورُهَا وَأَنْعَامٌ لَا يَذْكُرُونَ اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا افْتِرَاءً عَلَيْهِ ۚ سَيَجْزِيهِمْ بِمَا كَانُوا يَفْتَرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: “Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata, të cilëvene ua lejomë; këto janë kafshë që është ndaluar t’u hipet; këto janë kafshë jatë therrjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t’i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.

Sherif Ahmeti

Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.

Hassan Nahi

Ata thonë: "Këto bagëti dhe të korra janë të ndaluara, nuk mund t'i hajë askush, përveç atyre që dëshirojmë ne", - siç pohojnë ata. Disa bagëtive u ndalohet kurrizi dhe disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke sajuar gënjeshtra për Të. Ai do t'i ndëshkojë ata për trillimet e tyre.

Rowwad Translation Center