Al-An'am 6:139

Compare 3 Albanian translations

وَقَالُوا مَا فِي بُطُونِ هَٰذِهِ الْأَنْعَامِ خَالِصَةٌ لِذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰ أَزْوَاجِنَا ۖ وَإِنْ يَكُنْ مَيْتَةً فَهُمْ فِيهِ شُرَكَاءُ ۚ سَيَجْزِيهِمْ وَصْفَهُمْ ۚ إِنَّهُ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Madje ata thonin: “çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (mashkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do të ndëshkojë Ai cilësimin ë tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.

Sherif Ahmeti

Ata thonë gjithashtu: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Allahu do t’i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Hassan Nahi

Ata thonë gjithashtu: "Ajo që gjendet në barqet e këtyre bagëtive është vetëm për meshkujt tanë, ndërkohë që është e ndaluar për femrat tona. Mirëpo, nëse lind e ngordhur, të gjithë do të kenë pjesë në të. Ai do t'i ndëshkojë ata për sajimet e tyre. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.

Rowwad Translation Center