Al-Mumtahina 60:12

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءَكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰ أَنْ لَا يُشْرِكْنَ بِاللَّهِ شَيْئًا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَادَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَانٍ يَفْتَرِينَهُ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِي مَعْرُوفٍ ۙ فَبَايِعْهُنَّ وَاسْتَغْفِرْ لَهُنَّ اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.

Sherif Ahmeti

O Profet, nëse vijnë tek ti besimtaret e të betohen se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t’i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.

Hassan Nahi

O Pejgamber! Kur të vijnë te ti gratë besimtare për të ta dhënë besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sajojnë ndonjë trillim, duke u veshur bashkëshortëve ndonjë fëmijë të huaj, dhe nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e drejtë, atëherë prano besën e tyre dhe lute Allahun që t’i falë ato. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Rowwad Translation Center