Al-Mumtahina 60:13

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَوَلَّوْا قَوْمًا غَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ قَدْ يَئِسُوا مِنَ الْآخِرَةِ كَمَا يَئِسَ الْكُفَّارُ مِنْ أَصْحَابِ الْقُبُورِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).

Sherif Ahmeti

O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët për të varrosurit (se do të ringjallen).

Hassan Nahi

O ju që besoni! Mos i bëni miq njerëzit me të cilët Allahu është zemëruar! Ata e kanë humbur shpresën për botën tjetër, ashtu siç kanë humbur shpresën jobesimtarët për banorët e varreve.

Rowwad Translation Center