Al-A'raf 7:142

Compare 3 Albanian translations

وَوَاعَدْنَا مُوسَىٰ ثَلَاثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَاهَا بِعَشْرٍ فَتَمَّ مِيقَاتُ رَبِّهِ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَارُونَ اخْلُفْنِي فِي قَوْمِي وَأَصْلِحْ وَلَا تَتَّبِعْ سَبِيلَ الْمُفْسِدِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: “Më zëvendëso mua te populli im dhe rregulloo, e mos shko rrugës së të këqinjve”.

Sherif Ahmeti

Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”

Hassan Nahi

Ne i caktuam Musait tridhjetë net, mandej i shtuam edhe dhjetë, kështu që u përmbush takimi me Zotin e tij pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Më zëvendëso te populli im, mbaj rregullin dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!"

Rowwad Translation Center