E kur Msai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”
Al-A'raf 7:143
Compare 3 Albanian translations
وَلَمَّا جَاءَ مُوسَىٰ لِمِيقَاتِنَا وَكَلَّمَهُ رَبُّهُ قَالَ رَبِّ أَرِنِي أَنْظُرْ إِلَيْكَ ۚ قَالَ لَنْ تَرَانِي وَلَٰكِنِ انْظُرْ إِلَى الْجَبَلِ فَإِنِ اسْتَقَرَّ مَكَانَهُ فَسَوْفَ تَرَانِي ۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقًا ۚ فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ سُبْحَانَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُؤْمِنِينَ
DragHold to move · × to hide
Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!”
E, kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i tij i foli atij, ai tha: "O Zoti im, shfaqu, që të të shoh!" Allahu tha: "S'do të mund të më shohësh, por shikoje malin: nëse mbetet në vendin e vet, atëherë do të më shohësh!" Kur Zoti i tij iu shfaq malit, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "I Patëmeta je Ti! Po kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve."