Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: “S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!” E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: “Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
Al-Anfal 8:48
Compare 3 Albanian translations
وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَكُمْ ۖ فَلَمَّا تَرَاءَتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكُمْ إِنِّي أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ ۚ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ
DragHold to move · × to hide
Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj”. Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër”.
Shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të këqija) dhe u tha: "Sot nuk do të mund t'ju mposhtë askush dhe unë jam mbrojtës juaji." Por, kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku duke thënë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Njëmend, unë i frikësohem Allahut, se Allahu është i rreptë në ndëshkim."