Al-Ahzab 33:50

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَحْلَلْنَا لَكَ أَزْوَاجَكَ اللَّاتِي آتَيْتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ مِمَّا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَيْكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّاتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَالَاتِكَ اللَّاتِي هَاجَرْنَ مَعَكَ وَامْرَأَةً مُؤْمِنَةً إِنْ وَهَبَتْ نَفْسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنْ أَرَادَ النَّبِيُّ أَنْ يَسْتَنْكِحَهَا خَالِصَةً لَكَ مِنْ دُونِ الْمُؤْمِنِينَ ۗ قَدْ عَلِمْنَا مَا فَرَضْنَا عَلَيْهِمْ فِي أَزْوَاجِهِمْ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ لِكَيْلَا يَكُونَ عَلَيْكَ حَرَجٌ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

Sherif Ahmeti

O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.

Hassan Nahi

O Pejgamber! Ne t'i lejuam ty (për martesë) gratë të cilave ua ke dhënë mehrin, robëreshat që t'i ka dhënë Allahu si pre e luftës, vajzat e axhës, vajzat e hallës, vajzat e dajës, vajzat e tezes, të cilat mërguan bashkë me ty, si dhe atë grua besimtare që ia dhuron veten Pejgamberit, nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të. Kjo (e fundit) është vetëm për ty, e jo për besimtarët e tjerë. Ne e dimë mirë çfarë u kemi caktuar atyre lidhur me gratë e tyre dhe me ato që janë në pronësinë e tyre, në mënyrë që ty të të mos vijë rëndë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Rowwad Translation Center