An-Nisa' 4:90

Compare 3 Albanian translations

إِلَّا الَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ أَوْ جَاءُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَنْ يُقَاتِلُوكُمْ أَوْ يُقَاتِلُوا قَوْمَهُمْ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَاتَلُوكُمْ ۚ فَإِنِ اعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَاتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ فَمَا جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë) kundër tyre.

Sherif Ahmeti

përveç atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.

Hassan Nahi

përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin keni marrëveshje, ose atyre që vijnë te ju e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush a të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të donte Allahu, do t'u jepte pushtet mbi ju dhe do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen dhe nuk luftojnë kundër jush e ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju ka lënë juve asnjë rrugë (për të luftuar) kundër tyre.

Rowwad Translation Center