Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
An-Nisa' 4:91
Compare 3 Albanian translations
سَتَجِدُونَ آخَرِينَ يُرِيدُونَ أَنْ يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُوا قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوا إِلَى الْفِتْنَةِ أُرْكِسُوا فِيهَا ۚ فَإِنْ لَمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُوا إِلَيْكُمُ السَّلَمَ وَيَكُفُّوا أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ ۚ وَأُولَٰئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَانًا مُبِينًا
DragHold to move · × to hide
Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që thirren në idhujtari, menjëherë bien në të. Nëse nuk shmangen prej jush, nëse nuk ju ofrojnë paqen dhe nëse nuk heqin dorë nga luftimi kundër jush, atëherë i kapni e i vrisni kudo që t’i gjeni! Kundër tyre ju kemi dhënë të drejtë të qartë.
Ju do të gjeni edhe të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë të sigurt nga ju dhe të jenë të sigurt nga populli i tyre. Sa herë që thirren në mosbesim, bien plotësisht në të. Në qoftë se nuk shmangen nga ju, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk i tërheqin duart (nga lufta kundër jush), atëherë zërini e vritini kudo që t'i gjeni. Kundër këtyre Ne ju kemi dhënë dëshmi të qartë.