Al-Hashr 59:6

Compare 3 Albanian translations

وَمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.

Sherif Ahmeti

Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Hassan Nahi

Ndërkaq, për atë që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (e marrë pa luftë) prej tyre, ju nuk u hipët kuajve e as deveve, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Tij mbi këdo që Ai dëshiron. Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.

Rowwad Translation Center