Al-Hashr 59:7

Compare 3 Albanian translations

مَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاءِ مِنْكُمْ ۚ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërrmjet pasanikëve tuaj. Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.

Sherif Ahmeti

Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu dënon vërtet ashpër.

Hassan Nahi

Ajo që Allahu i dha të Dërguarit të Tij si plaçkë (pa luftë) nga jobesimtarët e vendbanimeve, i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, në mënyrë që të mos qarkullojë pasuria vetëm mes pasanikëve prej jush. Çfarë t'ju japë i Dërguari, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj! Kini frikë Allahun, se, me të vërtetë, Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Rowwad Translation Center