As-Saff 61:5

Compare 3 Albanian translations

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِي وَقَدْ تَعْلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ ۖ فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.

Sherif Ahmeti

Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur e dini mirë se unë jam i dërguari i Allahut te ju?!” Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë); Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.

Hassan Nahi

Kujto kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, përse më lëndoni duke e ditur se unë jam i dërguari i Allahut për ju?!" Por, kur ata u shmangën, Allahu ua shmangu zemrat (nga e vërteta). Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.

Rowwad Translation Center